FETA ALIMI: BUZËQESHJA JOTE ZIADIN, TREGONTE DHIMBJEN QË KISHE PËR MUA

Fetah Alimi, personi që ndihmoi e shpëtoi kreun e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në ngjarjen makabre të 27 prillit e i cili është i burgosur, ka reaguar në “Facebook”, në katër vjetorin e ngjarjes.

Alimi ka thënë se ndoshta është duke humbur ca vite të lirisë por ka fituar shumë miq e dashamirë, Përpos reagimit, Alimi sot ka takuar kreun e ASH-së i cili i ka shkuar për vizitë në burgun e Idrizovës.

Reklame

Statusi i plotë;

“Koha kalon por kujtimet mbesin! Edhe pse po humbi disa vite te liris,por fitova një mik dhe miq te shumt shum të çmuar! Sod ishte per vizit miku im Ziadini! Biseduam gjër e gjat per shum çeshtje u çmallem si miku me mikun thjesht si familjarë! Buzeqeshja jote Ziadin tregonte dhimbjen qe kishe nga mbrendsia e shpirtit per mua, ket e pash me syt e mi! Dot ja dalim ballelart e me dinjitet ketij persekutimi me ndihmen e Zotit,ne ket jam shum i sigurt! Pershendetje per gjith dashamiret!! Feta Alimi nga Burgu i idrizovës!!!”, ka shkruar Fetau.