Fevziu e pranon publikisht: Mendova se Rama do të humbte në këto zgjedhje

Advertisment
HTML Image as link

Blendi Fevziu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” nga Ylli Rakipi në MCN TV, ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit. Fevziu deklaroi se priste humbjen e mazhorancës dhe nuk e kishte menduar një fitore të mandatit të tretë nga Edi Rama.

“Besoj që për arsye të sondazheve, na çonte tek ky rezultat. Por, kam menduar që pakënaqësia ndaj Ramës dhe mënyra si ka qeverisur, një votë proteste do të ishte më e fortë se sa vota pro opozitës.

Reklame

Pra do të gjykohej qeveria. Mendova se ishte votë e pakapshme nga sondazhet. Nuk rezultoi edhe pse mëngjesin e të dielës mendova se diçka po ndodhte, sepse u raportua një pjesëmarrje e lartë.

Në Shqipëri, më shumë se votë ndaj atij që vjen, tentohet të shkojë vota kundër atij që është. Mendova se vota për të rrëzuar Ramën do të ishte më e fortë. Por, duhet dikush ta rrëzojë.

Vija re që kishte një gjë të cuditshme, të dyja palët ishin të bindura që fitojnë. Në zgjedhjet e mëparshme ne e dinim pak a shumë kush fitonte“, tha ndër të tjera Fevziu.