FFM me mesazh të fortë për futbollistët e Maqedonisë

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll, u mund nga Austria me 1-3 në sfidën e parë të EURO 2020.

Ndoshta pa meritë, por në fund, Maqedonia regjistroi disfatën e parë në debutimin e saj në një event të madh evropian.

Futbollistët potencuan se shohin me pozitivitet ndaj dy dueleve të ardhshëm, ndaj Holandës dhe Ukrainës dhe nuk kanë humbur shpresën.

Përkrahje për futbollistët erdhën nga të gjithë anët, ndërsa edhe Federata Futbollit të Maqedonisë dergoi një mesazh të fortë në shenjë të përkrahjes.

 

“Asnjë disfatë nuk numërohet, ju jeni heronjët tanë,” thuhet në kumtesën e FFM-së