Fifa shton dy zëvendësime me shumë për rifillimin e turneut: tentativë për të ruajtur lojtarët

FIFA ka propozuar për të rritur nga 3 në 5 numrin maksimal të zëvendësimeve për rinisjen e mundshme të kampionateve. Objektivi i organizmit më të lartë futbollistik botëror është ai për të mbrojtur lojtarët, duke i dhënë atyre mundësi më shumë për të pushuar, duke minimizuar rrezikun e dëmtimeve, duke qenë se rinisja, nëse do të ndodhë, do të jetë me ritme shumë të larta, me tre ndeshje në cdo tre ditë e në muajt më të nxehtë të vitit. Propozimi duhet të aprovohet nga IFAB (organi që merret me rregulloret) e vendimi final i takon ligave kombëtare individualisht.

FIFA, në një komunikatë të shpërndarë nga Reuters, ka specifikuar se zëvendësimet do të bëhen sidoqoftë në vetëm tre momente gjatë ndeshjes, plus atye të mundshme gjatë pushimit të lojës. Nëse një skuadër do të dojë të arrijë të zëvendësojë 5 lojtarë në 90 minuta lojë, do të jetë e nevojshme të kryejë dy zëvendësime të dyfishta. Një zëvendësim i gjashtë do të bëhet vetëm në kohët shtesë.

Në komunikatë, FIFA afirmon sidoqoftë se “futbolli duhet të rinisë vetëm nëse qeveritë e autoriteti shëndetësor do të thonë se është absolutisht e sigurtë e jo e dëmshme për shërbimet shëndetësore që preokupohen për popullsinë”.