FIFA vjen me reagim të fuqishëm në lidhje me krijimin e Superligës Evropiane

Advertisment
HTML Image as link

Shtëpia numër një e futbollit në botë, FIFA ka lëshuar një deklaratë të rëndësishme në lidhje me themelimin e Superligës Evropiane.

Superliga Evropiane tashmë ka 12 skuadra pjesëmarrëse që do të garojnë njëra me tjetrën.

Reklame

Ky kompeticion erdhi me marrëveshjen e gjiganti amerikan JP Morgan në bashkëpunim me DAZN dhe SKY, shkruan IndeksOnline

Klube si AC Milan, Arsenal , Atletico Madrid, Chelsea, Barcelona, Inter, Juventus, Liverpool, Manchester City, Manchester United, Real Madrid dhe Tottenham Hotspur tashmë janë bashkuar me iniciativën.

Sipas FIFA-s, kjo ligë nuk është në përputhje me strukturën e futbollit ndërkombëtar.

“Sipas pikëpamjes sonë, dhe në përputhje me statutet tona, çdo garë futbolli, qoftë ajo nacionale, rajonale apo globale, duhet gjithmonë të pasqyrojë parimet themelore të solidaritetit, gjithëpërfshirjes, integritetit dhe shpërndarjes së barabartë financiare”, thuhet në reagimin e FIFA-s.

“FIFA mund vetëm ta shpreh mospëlqimin e vet për një garë të mbyllur evropiane, që nuk është në përputhje me strukturën e futbollit ndërkombëtar dhe e cila nuk i respekton parimet e lartcekura”, thuhet tutje në reagim.

Organi qeverisës i futbolli botëror shtoi: “FIFA u bën thirrje të gjitha palëve të përfshira në këto bisedime të nxehta të bëjnë dialog të qetë, konstruktiv dhe të balancuar për të mirën e lojës dhe në frymën e solidaritetit dhe ndershmërisë”, thuhet në reagim.