‘Fifi’ përfshihet në aksident trafiku, njofton fansat për rastin (FOTO)

Advertisment

Këngëtarja e njohur, Filloreta Raçi-Fifi, si duhet së fundmi është ballafaquar në një problem të vogël.

Ajo është përfshirë në një aksident trafiku, ku edhe më parë disa fotografi nga vendi i ngjarjes filluan të qarkullonin në rrjet.

Reklame

Pas kësaj, këngëtarja ka vendosur të reagojë përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ku ka njoftuar fansat e saj për rastin.

“Nanusha, është e vërtetë puna e aksidentit. Mos u shqetësoni, kishte thjesht dëme materiale, unë jam mirë”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë.

Në po të njëjtin postim ajo ka ftuar të gjithë adhuruesit e muzikës së saj t’i bashkohen mbrëmjes ku ajo do të këndojë.

Fifi përndryshe është njëra nga artistet e cila njihet për talentin e saj në industrinë muzikore, ku edhe mbrëmjet për të janë mjaft të shpeshta. /Telegrafi/