Fifi zbulon se pas dobësimit edhe ata që e quanin motër, tash duan ta njohin “ndryshe”

Filloreta Raçi këngëtarja e njohur me emrin artistik Fifi, është ndër më të pëlqyerat e momentit.

Fifi një tekstshkurese dhe këngëtare me vokal të mrekullueshëm ka arritur që të fitojë zemrat e publikut shqiptar, dhe jo vetëm, shkruan “Kosovarja”.

Ajo kohët e fundit ka hequr disa kilogramë, duke arritur të formojë një trup tërheqës, sidomos për gjininë e kundërt.

Talentja ka bërë një pytetësor në Instagram me “pyetje provokuese” dhe ka pranuar shumë të tilla nga ndjekësit e saj të shumtë.

Një nga pyetjet ishte se a ka pasur dallim mënyra si të shohin meshkujt tash pasi je dobësuar.

Përgjigja e saj ishte shumë e drejtpërdrejtë duke thënë se ka ndryshuar 100% dhe se shumë shokë të dikurshëm, tash i vardisen. /Kosovarja