Fika Fare/Zv.ministri Asim Musa i BDI-së bën operacione kundrejt rryshfetit (VIDEO)

103

Fiks Fare\Zv. Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut bën operacione kundrejt ryshfetit në spitalin shtetëror.

Asim Musa, mjek urolog, me detyrë zv.Ministër Shëndetësie kryen ndërhyrje kirurgjikale në një spital shtetëror në Strugë kundrejt ryshfetit. Musa ka qenë prej 3 vitesh drejtor i dy spitaleve më të rëndësishëm në Strugë, 2 vite në Spitalin e Përgjithshëm dhe 1 vit në Spitalin e Nefrologjisë. Në ambientet e këtij të fundit kryente ndërhyrje për prostatën, por bënte edhe synetlliqe.

Fiks Fare solli një investigim që zgjati 3 muaj. Ku solli me zë dhe figurë sesi zv.Ministri i Shëndetësisë , në spital shtetëror aty ku ka qenë drejtor përpara se të merrte një post në kabinetin qeveritar , bën pazare për ndërhyrje kirurgjikale që do i kryejë vetë.

Fiks Fare udhëtoi drejt Strugës pas denoncimeve të shumta se zv Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut kryente operacione drejt rryshfetit.

Fillimisht bashkëpunëtorët e Fiksit shkëmbyen mesazhe për të lënë orarin dhe vendin e takimit, pasi zyrtari gjatë javës qëndronte në kabinetin qeveritar në Shkup.

Fiksi arriti të takohet me zv Ministrin, i cili pohonte se duhen bërë analizat për të parë nëse kishte nevojë për ndërhyrje operacioni. Në biseda ai tregon se operacionin do ta kryente në spital dhe se kushtonte 1000 euro , shuma kjo, pa përfshirë analizat të cilat kushtonin 150 euro. Madje sipas tij analizat duhet të kryheshin aty pasi ishin më të sakta se në Shqipëri. Zv ministri pohon se ai mundëson edhe synetllik kundrejt pagesës prej 100 euro.

Bashkëpunëtorët e Fiksit i’u drejtuan nese kishte nevojë për një kapar dhe se a ishte e mjaftueshme një 100 euro. Zv Ministri pohoi se 50 euro ishin të mjaftueshme, por se nuk përfshiheshin në çmimin e operacionit.

E mërkura nga dita e takimit do të vendoste se kur do të kryhej operacioni.