Shkon çdo ditë në punë me avion, ja historia e biznesmenit (FOTO)

Curt von Badinski, një inxhinier mekanik dhe bashkë-themelues i një kompanie të teknologjisë së bazuar në San Francisko, bën një udhëtim të përditshëm prej gjashtë orësh nga Los Anxhelos. Pesë ditë në javë, ai ngrihet në orën 05:00, nget makinën për 15 minuta per në aeroportin ‘Bob Hope Burbank’, e më pas merr një fluturim 90 minutash në Oakland.

Von Badinski paguan 2,300 dollarë për të marrë fluturimet e kthimit nga Burbank në Oakland. Pasi kalon një kontroll, von Badinski mund të anashkalojë terminalin kryesor, të kalojë çdo procedurë të zakonshme të sigurisë dhe të hipë në aeroplan brenda disa minutave nga parkimi. Ndërkohë që është në ajër, ai përdor kohën e tij për të punuar në kompjuter.

Meqënëse përdorimi i një avioni cdo ditë, ka një lloj ‘kostoje’ pasi emeton karbon në atmosferë, ai mundohet ta kompensojë këtë duke mbajtur në aeroport një makinë që karikohet me energji elektrike.

Von Badinski arrin në zyrë në 08:30 dhe largohet në orën 17:00, për të kapur fluturimin e tij të kthimit në 19:15. Ai është në shtëpi në Burbank pak pas orës 21:00. “Mënyra se si e justifikoj një udhëtim gjashtë-orësh është të kem aftësinë për të pasur të gjitha gjërat që unë dua,” shpjegon ai./bbc