Nga dasma në mort: Burri nga Tirana ndërron jetë në dasmën e nipit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Lezhë, ku një kurrë 59-vjeçar ka ndërruar jetë ndërkohë që ndodhej në një dasmë.

Sipas informacioneve paraprake 59-vjeçari me iniciale Z.L. ndodhej në Tale të Lezhës për të festuar dasmën e nipit të tij, por nuk është bërë ende i qartë shkaku i vdekjes së tij. Policia ka bërë të ditur se Z.L. ka mbërritur i vdekur në spitalin e Lezhës dhe pritet të zbardhet shkaku i vdekjes së tij./Panorama