Filipçe: 28 pacientë ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore

Advertisment

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filpçe në një konferencë online bëri të ditur gjendjen mbi koronavirusin në vend dhe tha sot ka pasur plus 5 persona të shtruar sot te Klinika Infektive dhe në total janë 52 persona të shtruar nga këta 22 persona janë në gjendje të rëndë.

Te spitali “8 Shtatori”, janë shtruar 3 persona sot dhe në gjendje janë 6 pacientë. Në spitalet e tjera të vendit, si ai i Prilepit, Manastirit, Ohrit etj. janë të shtruar 46 pacientë dhe të gjithë janë në gjendje stabile.

Reklame

Ai u bëri edhe një herë apel qytetarëve të zbatojnë rregullat “Çdo qytetar të jep kontributin e vet, duke respektuar masat. Kështu do të mund dalëngadalë ta kthejmë jetën në normalitet”, tha Filipçe.