FILIPÇE APELON QË TË RESPEKTOHEN MASAT: PO HYJMË NË VALËN E VJESHTËS

Advertisment

Sot me me numrin e lartë të rasteve të reja me coronavirus, po bëhet e qartë se po hyjmë në valën e pritshme të vjeshtës. Edhe pse shumë nuk i besuan njoftimet se do të ndodhte, megjithatë u dëshmuar se pritjet ishin reale. E gjithë Evropa aktualisht po përballet me një krizë të re dhe në shumë vende ka kufizime të forta dhe masa të reja, shkruan Filipçe në profilin e tij në fejsbuk, transmeton Shenja.

“Unë e kuptoj që të gjithë janë lodhur shumë nga kjo gjendje dhe se bukfalisht u ka ardhur përmbi kokë me koroavirusin. Por besoni, punonjësit shëndetoësor janë edhe më të lodhur. Ata punojnë ditë e natë për shtatë muaj për ta mbajtur situatën nën kontroll. I gjithë menaxhmenti dhe Komisioni për Sëmundjet Infektive bënë çmos në periudhën e kaluar për të përgatitur protokolle, për të riorganizuar sistemin dhe për të pritur gati periudhën e vjeshtës. Si ministër, nuk do të lejoj që sistemi shëndetësor të mbingarkohet dhe të mos ketë shtretër për mjekim. Unë nuk do t’i lë kolegët e mi të gjunjëzohen nga lodhja”, ka shkruar më tej Filipçe në fejsbuk