Filipçe thotë se dje janë vaksinuar 202 persona

Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe në rrjetin social fejsbuk ka ndarë shifra se mbi 38 mijë persona mbi 70 vjet kanë shprehur interesim për të pranuar vaksinën.

“Dje me imunizimin e 202 punëtorëve shëndetësorë e kemi filluar vaksinimin në këtë vend.
Të gjithë vaksinat janë të sigurta dhe të zhvilluara në platforma të sigurta.

Me ta, çdo ditë jemi më afër fundit të pandemisë e shkaktuar nga COVID-19”, ka shkruar Filipçe.