Filipçe: Do të fillojmë t’i publikojmë emrat e atyre që nuk pranojnë vendimet për vetizolim

Advertisment

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, sot kumtoi se më së voni nesër, do të shpallen publikisht emrat e personave që nuk duan të marrin vendimet për vetizolim, dhe bëhet fjalë për 450 vendime të tilla.

“Këtë mëngjes diskutuam edhe një herë në mbledhjen e Komisionit për sëmundje infektive se si ta zgjedhim këtë problem. Bëhet fjalë për 450 vendime, për të cilat ne prisnim ndihmë nga Ministria e Punëve të Brendshme, por ato nuk u ndanë, ata e kthyen atë. Me siguri sot ose nesër më së voni do të bëjmë të ashtuquajturën njoftim publik sepse, thjesht, njerëzit nuk janë të disponueshëm ose japin informacion të gabuar në pyetësor.

Reklame

Këta janë njerëz që janë në rrezik të madh nëse janë bartës asimptomatikë të virusit dhe nëse lëvizin mes njerëzve dhe nuk pranojnë vetizolimin, ata mund të përhapin sëmundjen. Kështu që, unë mendoj se këto ditë do të zgjidhet”, deklaroi Filipçe gjatë vizitës së sotme në Prilep, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve.