Filipçe: Drejtoresha do të shkarkohet, klinika do të mbyllet për 14 ditë

Advertisment

Ministri i Shëndetësia, Venko Filipçe ka dhënë informacione shtesë rreth rastit të ri me koronavirus, respektivisht rreth drejtoreshës së klinikës për sëmundje të lëkurës e cila gjatë ditës së sotme rezultoi pozitive me koronavius. Filipçe njoftoi se dy familjarë të drejtoreshës tashmë janë në izolim dhe janë intervistuar të gjithë të punësuarit dhe pacientët e Klinikës për Dermatonevrologji ku ka punuar tashmë drejtoresha e infektuar.

“64 të punësuar dhe 11 pacientë që kanë qenë të akomoduar në Klinikë si dhe 13 pacientë që kanë marrë trajtim mjekësor gjatë ditës do të izolohen për 14 ditë”- pohoi Filipçe.

Reklame

Ministri i Shëndetësisë gjithashtu njoftoi se gjatë vikendit është mbajtur konferencë e mjekëve ku ka qenë prezent drejtoresha e infektuar së bashku me 103 mjek tjerë, përfshi këtu edhe tre mjekë nga Greqia. Filiçe theksoi se salla ku është mbajtur evenimenti është dezinfektuar si dhe Klinika për sëmundje të Lëkurës. Ministri Filipçe njoftoi duhet të ketë përgjegjësi për veprimet e drejtoreshës dhe se e njëjta do të shkarkohet sa të ofrohet mundësia e parë.

“Do të merren masa për drejtoreshën, përgjegjësi do të ketë për të gjithë që nuk do të zbatoj masat e duhura”-tha mes tjerash Filipçe.

Përveç izolimit, ministri Filipçe njoftoi se 8 pacientë tjerë po testohen për koronavirus në Klinikën për sëmundje infektive.