Filipçe: Duhanpirësit janë më të rrezikuar nga Covid-19

Advertisment

Ministri i Shëndetësisë përmes profilit të tij në rrjetin social Facebook ka shpërndarë një mesazh ku tregohen arsyer se pse duhanpirësit janë më të rrezikuar nga Covid-19.

“Kur pini duhan, gishtat janë në kontakt me buzët, gjë që rrit mundësinë e transmetimit të viruseve nga dora në gojë. Kjo i bën duhanpirësit më të prekshëm nga Covid-19 dhe për këtë arsye duhet të jenë veçanërisht të kujdesshëm.

Reklame

Duhanpirësit gjithashtu tashmë mund të kenë sëmundje të mushkërive ose ulje të kapacitetit të mushkërive, gjë që mund të rrisë shumë rrezikun që vjen nga sëmundjet serioze.

Kushtet që rrisin kërkesat për oksigjen ose që zvogëlojnë aftësinë e trupit për ta përdorur atë në mënyrë të duhur, i vendosin pacientët në rrezik më të madh ndaj sëmundjeve serioze të mushkërive siç është pneumonia”, shkruan Filipçe në Facebook.