Filipçe: E dimë saktë se sa vaksina do të arrijnë në shkurt, por kompania na u lut të mos japim detaje

Saktë e dimë se sa vaksina nga Fajzer do të arrijnë gjatë muajit shkurt, sa në mars dhe sa në muajin prill, tha sot ministri i shëndetësisë Venko Filipçe, duke shtuar se nga kompania kanë kërkuar që të mos jepen detaje.

Megjithatë ministri theksoi se javën e kaluar kanë pasur biseda intensive me kompaninë dhe shprehu bindjen se pason një periudhë e suksesshme e imunizimit të vendit.

Reklame

“Nga kompania na u lutën që të mos publikohen shifra, edhe pse saktë e dimë se sa doza do të arrijnë në muajin shkurt, sa në mars dhe sa në muajin prill.

Javën e kaluar kishin komunikim të vazhdueshëm me kompaninë “Fajzer””, dhe mendoj se ajo është një politikë të cilën arritën ta implementojnë për shkak të rritjes së një pjese të prodhimit të tyre”, deklaroi Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë.