Filipçe: E fituam betejën e parë me koronavirusin, kthimi në jetën normale do të jetë gradual

Advertisment

Kthimi në jetën normale do të jetë gradual dhe i kujdesshëm. Për të ndihmuar në periudhën tjetër, të gjithë do të duhet patjetër t’i ndjekim tri rregullat: larjen e shpeshtë dhe dezinfektimin e duarve, mbajtjen e distancës të paktën dy metra dhe veshjen e pajisjeve mbrojtëse (maskë, faculetë, shall), ka shkruar në profilin e tij të Fejsbuk, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

E fituam betejën e parë me koronavirusin, thekson Filipçe dhe shton se vetëm nëse jemi të gjithë të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm do të jemi në gjendje ta mbajmë situatën nën kontroll.