Filipçe e konfirmon dy turist testohen për korona virus në Shkup

Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe sot përmes një konference urgjente për media, ka bërë të ditur se në një hotel në Shkup gjenden dy shtetas të huaj të dysh uar se janë të prekur nga korona virusi. Njëri është shtetas i Australisë, ndërsa tjetri nga Singapori.

Të dy së bashku kanë ardhur nga Kolni i Gjermanisë.

Reklame

Siç bëri të ditur Filipçe, të dy personave po i’u bëhen analizat dhe për disa orë do të dalin rezultatet. Nëse rezultatet dalin pozitive, atëherë të njejtit urgjentisht do të dërgohen në spitalin klinik për sëmundje infektive. Deri atëherë të njejtin do të jenë të izoluar në hotel.

Ministri Filipçe njofton se po bëhen bisedime me operatorët celularë që të shtohet një masë e re, me çka, të gjithë të huajt të cilët futen në vendin tonë, menjëherë t’i arrijë një sms porosi me të cilën do të njoftohen se çfarë duhet të bëjnë në vendin tonë si prevencion nga korona virusi.

“Nuk është e ditur se sa do të shkojë numri i të prekurve me korona virus. Shohim si lëvizë në Europë, nuk e dimë si do të ndikojë rritja e temperaturave. Përshkak këtyre gjërave të panjohura mbajmë masa më të ashpra dhe në përputhje me numrat të të prekurve në rajon dhe Europë”, tha Filipçe.

Filipçe bëri të ditur se nëse rezultatet dalin pozitive, do të kontrollohen të gjithë personat me të cilët kanë patur kontakte personat e prekur. Ai thotë se edhe nëse kanë patur kontakte shumë të shkurtëra, janë të vogla shanset që virusi të bartet te tjetri.

“Do të bëhet analizë se ku kanë qenë, sa kohë kanë kaluar në cilat vende, dhe me cilët njerëz kanë qenë në kontakt”, tha Filipçe.