Filipçe flet për masat e reja, testet korone për në market për të pavaksinuarit (Video)

AdvertismentCustom Text

Ne do ta mbrojmë shëndetin publik duke sjellur masa kufizues për njerëzit e pavaksinuar ku egziston mundësia e tubimeve masive, por kjo do të diskutohet në gusht.

Kështu deklaroi, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i cili njoftoi se kanë diskutuar për masat dhe se do të diskutohet në mënyrë shtesë, dhe se të njëjtat do të zbatohen për të pavaksinuarit.

ReklameCustom Text

Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë

“Ne nuk do të kemi zgjidhje tjetër përveç se të fusim një formë kufizimi. Ne do t’i diskutojmë më tej masat për të mbrojtur të gjithë popullsinë tjetër, dhe ato masa do të zbatohen për të pavaksinuarit. Ne do të mbrojmë shëndetin publik duke prezantuar masa të tilla kur ka mundësi për tubime masive, ngjarje publike, hyrje në vende publike, por do të diskutojmë më hollësisht në gusht”

Filipçe potencoi se për momentin kemi shkallën më të lartë të vaksinimit në krahasim me shumë vende të rajonit.

Venko Filipçe, Ministër I Shëndetësisë

“Sinqerisht besoj se do të vazhdojmë kështu. Rreth 33 mijë banorë në Manastir janë vaksinuar, nga të cilët 23 mijë janë rivaksinuar. Vaksinimi do të vazhdojë këtu në Qendrën Shëndetësore, e cila tani është rinovuar plotësisht, të gjitha dhomat janë të mbuluara, duke përfshirë pikat e vaksinimit. Javën e kaluar kemi një përqindje mjaft të lartë të vaksinimeve që mendoj se është shumë e mirë dhe shpresoj të vazhdojë të jetë kështu”

Kreu i Shëndetësisë gjithashtu shtoi se për kuartalin e tretë dhe të katërt, prej marrëveshjeve direkte, gjithsej duhet të arrijnë 700 mijë doza të vaksinave Fajzer, që sipas tij kjo sasi është e mjaftueshme dhe se për momentin vendi ynë ka në dispozicion një sasi të konsiderueshme të vaksinave.