Filipçe flet për vaksinimin: Unë do e merrja edhe ate kineze

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, informoi sot se do të nënshkruhet një marrëveshje për furnizimin e 200 000 vaksinave kineze dhe vaksinat Astra Zeneka priten në mars. Filipçe tha se ai vet do të vaksinohej me çdo vaksinë që do të ishte në dispozicion nëse do të ishte radha e tij, përfshirë edhe atë kineze.

“Nuk kam asnjë rezervë për asnjë vaksinë, qytetarët duhet të binden se të gjitha vaksinat janë të sigurta dhe efektive. Ky është një problem global me sigurimin e vaksinave, të cilat i kanë Austria, Gjermania dhe vendet e tjera. Ne do të jemi ndër vendet e para që në një moment do të sigurojmë vaksina për shumicën e popullatës”, tha Filipçe.

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries

Ai shtoi vaksinimi do të kryhet në tre faza. Në fazën e parë do të vaksinohen punonjësit shëndetësorë me rrezik të lartë dhe personat mbi 70 vjeç; në fazën e dytë punonjësit shëndetësorë me rrezik të moderuar, punonjësit në institucionet vitale, personat mbi 65 vjeç e më të rinj nëse kanë sëmundje shoqëruese dhe në fazën e tretë të gjithë të tjerët që duan të vaksinohen.

“Qytetarët në rrezik duhet të vaksinohen në një numër të madh, në mënyrë që të arrihet imuniteti i tufës. Sistemi shëndetësor është i gatshëm të pranojë vaksinat dhe të zbatojë vaksinimin. Të gjitha vaksinat në treg janë të sigurta dhe kanë kaluar të gjitha fazat e testimit dhe studimeve. Imunizimi është arma më e fortë në luftën kundër virusit, por të gjitha masat e tjera duhet të vazhdojnë të respektohen – maskë, distancë,” theksoi ministri i shëndetësisë.

Ai tregoi se regjistrimi do të bëhet nëpërmjet sistemit “Termini im” i cili regjistron të dhëna për moshën, praninë e mundshme të sëmundjeve kronike, etj. Pastaj, sipas tij, mjekët e familjes kanë detyrimin të komunikojnë me qytetarët, të përcaktojnë vullnetin për t’u vaksinuar, etj. Javën tjetër, njoftoi ministri, do të jetë faqja funksionale për regjistrim, ku mblidhen të dhëna nga “Termini im”.