Filipçe: Jemi në një valë të fortë të virusit, spitalet po arrijnë maksimumin e kapaciteteve

Advertisment

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe gjatë konferencës për shtyp tha se virusi është në valën e tij më të fortë deri tani dhe 14 për qind e të prekurve të fundit janë shtruar në spitale. Ndërsa spitalet me këtë valë të re po arrijnë maksimumin e kapaciteteve.

Filipçe apeloi edhe një se duhet të respektojmë masat para se sitemi shëndetësor të shkojë në kolaps. Ai tha se duhet të jemi të gjithë përgjegjës për këtë. “Po ashtu duhet të hapen edhe spitalet për shërbime të tjera, por nëse nuk respektojmë masat kjo do të jetë e vështirë”, tha Filipçe.