FILIPÇE JEP DETAJE SHTESË PËR PACIENTEN E PARË QË HUMBI JETËN NGA KORONAVIRUSI

Advertisment

Ministri Filipçe tha pacientja nga Kumanova e cila ka humbur jetën nga koronavirusi dy herë është testuar dhe ka rezultuar negativ në testin. Ai ka shpjeguar se si ka ndodhur rasti, raporton SHENJA.

“Kontrolli i parë është bërë më 16 mars ka ardhur në spital me temperaturë pa simptome tjera. Nuk ka udhëtuar jashtë dhe kanë thënë se nuk kanë pasur kontakt me ndonjë të prekur nga koronavirusi. Ditën e nesërme ka ardhur me djalin te vet, të dytë me temperaturë ku kanë mohuar kontakt me ndonjë pacient të prekur me koronavirus.

Reklame

Më 17 dhe 18 mars kanë pranuar terapi. Më 19 mars me indikacion për incizim është konstatuar pneumoni dhe janë vendosur të dy në repartin e izoluar. Më 19 dhe 20 mars janë bërë në dy herë analizë të materialit. Më 19 të dyve rezultatet kanë dalë negativ, më 20 mars përsëritet testimi tek e nëna. Edhe ky test është negativ.

Më 22 gjendja përkeqësohet dhe fatkeqësisht ka humbur jetën. Është marrë edhe një bris, ku testi ka treguar prezencë të koronavirusit. Janë rikontrolluar testet e para dhe ato kanë treguar rezultat negativ”, ka shpjeguar Filipçe, përcjell SHENJA