Filipçe jep detajet me dy të inf ektuarit me koronavirus

Në një konferencë shtypi në qeveri, Ministri i Shëndetësisë Venko Filipce njoftoi detajet e dy rasteve të reja të koronavirusit, përcjell Express

Bëhet fjalë për një burrë dhe një grua nga Dibra që vinin nga Italia Veriore.

Reklame

Ata janë 62 dhe 68 vjeç që nga Brescia më 27 shkurt arritën në vendin tonë. Kishin udhëtuar me autobus, ndërsa pasagjerët tjerë kanë qenë nga Kumanova, Shkupi, Kërçova dhe Dibra. Kur kishin udhëtuar nuk kishin pasur s imptoma, këtu ju paraqitën më 3 mars.

Gjatë qëndrimit në shtëpi ata kishin kontakte vetëm me vëllain e gruas.

Tani po përcaktohet nëse vetëm ai person ose anëtarët e tjerë të familjes do të karantinohen. Burri dhe gruaja janë në gjendje të qëndrueshme. Pasagjerët e tjerë në autobus po identifikohen, ndërsa gjatë mbrëmjes së sotme do të ketë informacione për gjendjen dhe kontaktet e tyre. Në autobus kishte rreth 40 pasagjerë.

Këto detaje do të dihen nesër.

Sonte bashkëshortët do të transferohen në Klinikën Infektive në Shkup nga Spitali në Dibër, ka thënë Ministri Filipce.