Filipçe: Karantina shtetërore është ende në fuqi

Advertisment

Ministri i Shëndetësisë tha se karantina shtetërore mbetet ende në fuqi, por personat që kthehen me një test PCR negativ vetëizolohen vetëm një javë në shtëpi. Ai tha se vendete fqinje i kanë hapur kufijtë, por nuk duhet të ngutemi duke parë numrat e rinj ditëve të fundit.

Hapja e kufijve nga ana jonë nuk është mirë edhe për vendet fqinje duke parë rritjen të infektuarve në vendin tonë. Por edhe për këtë do të diskutohet nga fundi i javës në Komisionin e Sëmundjeve Ngjitëse.