Filipçe: Katër raste të reja me Koronavirus

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe njoftoi se në vend ka edhe 4 raste të reja me virusin korona. Numri i të prekurve në Maqedoninë e Veriut shkon në 13. Filipçe njoftoi se qeveria do të shpall gjendje k rize në Dibër dhe Qendër të Zhupës.

Në mbledhjen e sotme qeveria miratoi që të shpallet gjendje krize në Dibër dhe Qendër të Zhupës. Sot pacientët janë në gjendje stabile, përveç pacientes së parë nga Dibra, e cila mund të vendoset në aparate të frymëmarrjes. Sot kanë ardhur rezultate nga Dibra për 10 pacientë, ndërsa 4 kanë rezultuar pozitiv, të cilët janë me pasqyrë të lehtë klinike dhe të njëjtit do të transferohen në Klinikën Infektive në Shkup tha mes tjerash Filipçe.

Filipçe njoftoi se gjatë ditës së sotme një udhëtar ka arritur nga Gjermani, shtetas i Maqedonisë me simptoma dhe i njëjti po testohet.