Filipçe: Kurba epidemike shënon rënie që nga 15 prilli

Advertisment

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në profilin e tij ka shpërndarë statistikat e fundit të institucioneve përkatëse për monitorimin e pandemisë Covid-19 në vend, ku shihet se që nga 15 prilli vendi jonë shënon rënie të kurbës epidemike.

“Kurba epidemike shënon rënie nga 15 prilli. Sipas zhvillimeve në lidhje me sëmundjen, 25.6% e rasteve janë aktive, 68,7% të rasteve trajtohen si të kuruar, të dalë nga spitali ose raste që kanë rezultuar negativ në dy teste pas trajtimit shtëpiak të sëmundjes.Nga 15 shkurti deri më 5 maj, gjithsej janë marrë 17.863 materiale për testim molekular për praninë e SARS-CoV-2.”

Reklame

Për më shumë informacione nga konkluzionet e statistikave në linkun në vijim: Ministria e Shëndetësisë.