Filipçe me apel për qytetarët të japin informata të sakta në anketat epidemiologjike

Advertisment

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe përmes profilit të tij në Fejsbuk apelon te qytetarët të japin informata të sakta dhe të plota të anketave epidemiologjike.

“Mjekët janë këtu të kujdesen për ne. Të jemi të sinqertë me to dhe të japim informata të sakta dhe të plota të anketave epidemiologjike. Përgjegjësia është e jona, beteja e përbashkët. Nga ne varet”, shkruajti Filipçe.