Filipçe: Mosrespektimi i masave na ka sjellë në këtë situatë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën për shtyp sot tha se ditëve të fundit ka pasur një bashkëpunim më të mirë me qytetarët dhe po japin të dhëna të sakta për sa i përket kontakteve dhe klasterave.

Ai tha se numri më i madh i të prekurve janë me shenja klinike të lehta ose asmiptomatikë. Nga të prekurit e fundit janë shtruar vetëm 8 persona në spital. Klaserat janë të njohura dhe vijnë nga festime dhe grumbullimet që kanë bërë këta persona më 25, 26, 27 maj. Sipas ministrit kjo situatë ka ardhur si shkak i mosrepsektimit të masave të rekomanduara.