Filipçe: Në burgun e Shutkës është paraqitur koronavirusi, edhe një foshnje katër muajshe e infektuar

Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe ka informuar se te një i burgosur nga Resnja që ka ndërruar jetë në burgun e Shutkës nga sulmi në zemër, pas vdekjes i është konstatuar prezenca e virusit Korona, transmeton Gazeta Lajm.

Në pres konferencën e sotme, ai ka thënë se në mesin e 45 të infektuarëve tjerë me koronavirus, është edhe një foshnje katërmuajëshe dhe nëna e saj nga Koçani.
Informacioni për prezencën e virusit korona tek 47 vjeçari nga Resnja që ndërroi jetë në burgun e Shutkës ka alarmuar të burgosurit, të cilët prej më herët kërkojnë që deri sa zgjat epidemia të lirohen përkohësisht.

Mediumet kanë njoftuar se prespani që ndërroi dje jetë, ka qenë në qeli bashkë me 4 të burgosur, që shton edhe më tepër frikën.