Filipçe: Në Kërçovë nuk ka mjek të papunë

Advertisment

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, gjatë vizitës së sotme në Spitalin e Përgjithshëm të Kërçovës, tha se në këtë institucion për dy vjet e gjysmë janë realizuar 40 punësime.

Ai deklaroi se për momentin në Kërçovë nuk ka mjek të papunë, që sipas tij është rezultat i mirë i investimit tek mjekët e rinj, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Reklame

“Duke pasur parasysh edhe masat tjera që si Ministri e Shëndetësisë i kemi zbatuar, është stazhi i paguar prej gjashtë muajve për mjekët e rinj, që ka dhënë rezultate të shkëlqyeshme.

Nuk ka institucion shëndetësor që nuk është rritur kapaciteti i kuadrove për së paku 15 përqind”, tha Filipçe.

Ai tha se për periudhën 2019-2022 janë miratuar 1000 leje për specialist dhe subspecialist, si dhe për herë të parë specialistët privat janë paguar për punën e tyre.