Filipçe: Në Maqedoni është prezent edhe lloji afrikan i virusit

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se lloji i virusit britanik vazhdon të jetë dominues dhe më shpejtë i përhapur tek qytetarët.

“Lloji britanik i virusit në vendin tonë është më dominues.

Reklame

Ndërsa lloji afrikan është i pranishëm për shkak të një qytetari tonë i cili është i infektuar me sojin afrikan, ndërsa ka qenë shofer dhe ka udhëtuar në vendet perëndimore.

 

Nga të gjitha analizat dhe njohuritë, shihet se as lloji afrikan dhe ai brazilian nuk mund të dominojnë mbi atë britanik.