Filipçe: Në vitin 2021 të kemi vetëm lajme të mira si ky që pas mesnatës kanë lindur dy foshnja djem

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ua uroi qytetarëve vitin e ri dhe ju dëshiroi që viti 2021 të ketë lajme të mira si lajmi se pas mesnatës kanë lindur dy foshnja të shëndosha.
“Viti që shkoi ishte vit krize, dhe viti i krizës është sfidë jo vetëm për sistemin shëndetësor po edhe për atë social dhe ekonomik.

Vit në të cilën qytetarët dëshmuan çfarë do të thotë besim në institucione dhe falë kësaj dhe respektimit të masave, tani kemi gjendje stabile epidemiologjike me numër të paktë të të infektuarve të rinj. Spitalet po boshatisen dhe dëshiroj që ky trend të vazhdojë edhe më tej”, theksoi Filipçe.

Reklame

Ai falënderoi qytetarët për besimin në institucione për durimin e tyre dhe respektimin e masave parandaluese.

“Ky vit ishte vit ku punonjësit shëndetësor dëshmuan se si punohet në mënyrë profesionale, të përkushtuar me sistem të shpejtë të riorganizimit dhe nuk lejuan asnjë pacient të mbesë pa trajtim. Të gjithë të infektuarit me KOVID-19 në kohë u trajtuan”, tha Filiçe.

Ai tha se jemi në prag të imunizimit dhe se OBSH ka vlerësuar Maqedoninë si ndër më të përgatiturat në Evropë.