Filipçe: Nëse lloji britanik i virusit fillon të përhapet më shumë, do të ketë kufizime të reja

Situata me koronavirusin po qetësohet shumë ngadalë dhe janë shfaqur raste të reja të tipit britanik të koronavirusit. Sidoqoftë, sipas Ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe, situata me llojin e ri të koronavirusit nuk është alarmante, përcjell FLAKA.

“Situata me llojin britanik të koronavirusit po monitorohet nga afër. Sipas analizave të mëparshme, situata është e qëndrueshme, jo jashtë kontrollit. Nëse lloji i ri i koronavirusit fillon të përhapet, ne do të vendosim masa të reja kufizuese. Por të paktën tani, nuk ka nevojë për një gjë të tillë”, tha Filipçe në një intervistë për TV 24. FLAKA