Filipçe: Nuk do të mbyllen kufijtë dhe nuk do të ketë orë policore

Advertisment

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe deklaroi sot se edhe përkundër rritjes së numrit të të infektuarve me Kovid-19, nuk do të ketë mbyllje të kufijve dhe orë policore. Ai edhe njëherë derisa foli për kapacitete nëpër spitalet e vendit apeloi që të respektohen masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria.

“Në të gjitha spitalet përveç në Strumicë dhe Kumanovë ka vende të lira. Janë siguruar kapacitete, kemi planë për vendosjen e pacientëve edhe në klinikat tjera. Gjithashtu kemi plan edhe për ekipimin e mjekëve për të punuar në këto klinika”, tha Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë.

Reklame

Në mbledhjen e djeshme të qeverisë janë pranuar dhe miratuar edhe disa rekomandime të Komisionit për Sëmundje Infektive, një ndër to është ndalesa për grumbullimin e më shumë se katër personave në vendet publike. Kjo ndalesë sipas Filipçes do të vlej edhe gjatë ditës edhe gjatë mbrëmjes.

“Në mbledhjen e djeshme kemi sjell edhe disa rekomandime të propozuara nga Komisioni për Sëmundje Infektive, kjo ka të bëj me kufizimet për grumbullimin e më shumë se katër personave, kjo masë do të vlej gjatë gjithë kohës, edhe ditën edhe në mbrëmje. Kjo masë nuk do të vlej për në tregje dhe në transportin publik, më saktë nuk do të vlej për ato vende për të cilat janë përgatitur protokolle. Qëllimi është që të mos grumbullohen nëpër parqe, para objekteve gastronimike. Atje ku nuk ka nevojë që të grumbullohen”, tha Filipçe i cili edhe njëherë potencoi se tani për tani nuk është koha për orë policore dhe se nuk do të mbyllen kufijtë.