Filipçe: Nuk manipulojmë me shifrat për Covid-19

Advertisment

I pyetur se si i komenton reagimet në publik për atë se shifrat me Covid-19 po manipulohen varësisht prej ngjarjeve politike, ministri Filipçe është kategorik se as nuk ka pasur dhe as nuk ka manipulime të tilla.

”Në të gjithë këtë periudhë, publikisht dhe në mënyrë transparente, apsulutisht pa asnjë manipulim janë treguar numrat. Nuk shoh asnjë arsye, aq më pak politike që të mos tregohet situata reale. Në asnjë moment nuk e kemi politizuar këtë çështje, rreth menaxhimit të tërësishëm të kësaj krize shëndetësore. Kështu ka qenë, kështu është dhe kështu do të mbetet edhe në të ardhmen”, tha ministri Filipçe.

Reklame