Filipçe: Nuk mendojmë për mbylljen e kufijve

Advertisment

Rritja e numrit të rasteve të reja në Kosovë dhe Serbi, për momentin, nuk rrezikon mbylljen e sërishme të kufijëve me këto vende fqinje. Kosova tashmë numëron 2.878 të infektuar ndërsa 51 të vdekur. Në Serbi, deri më tani, 14.564 njerëz kanë rezultuar pozitiv dhe 277 pacientë kanë humbur jetën. Autoritetet serbe kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme në Novi Pazar, Tutin, Vranjë dhe Kragujevac ndërsa Uzice dhe Beogradi kanë miratuar masa të posaçme. Pavarësisht numrave të lartë të të infektuarve, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se deri në këto momente nuk është biseduar për mbylljen e sërishme të kufijve.

Deri më tani nuk kemi folur për këtë sepse të dhënat zyrtare aktuale nuk tregojnë një numër të madh të personave të infektuar, megjithëse kishim informacione se diçka jozyrtare po ndodhë. Ne do të flasim këto ditë me përfaqësuesit e autoriteteve të tyre shëndetësore për të parë se cila është situata dhe cilat janë rreziqet e mundshme për vendin tonë. Nëse në çdo kohë vendosim që është e nevojshme një masë kufizuese, pavarësisht nëse është një kalim kufitar ose një lëvizje e kufizuar në cilëndo pjesë të vendit, ne do ta rekomandojmë atë”-tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Reklame

Krahasuar me Kosovë dhe Serbi,Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka raportuar për 45 raste të reja me koronavirus dhe dy humbje jetësh. Aktualisht, Shqipëria numëron 999 persona aktivë me Covid 19, kryesisht në Tiranë, Shkodër dhe Durrës.