Filipçe: Nuk mund të bëhen dasma kur janë të ndaluara

Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe tha se rastet e reja në Shkup janë prej 65-70 për qind nga kllastër të njohur ndërsa tha se kjo është bërë për shkak se nuk janë respektuar masat të cilat ndalojnë tubimet.

Filipçe tha se po mungon bashkëpunimi dhe po jepen informacione të gabuara të cilët po mundësojnë përhapjen e rasteve të reja. Sipas tij nuk mund të bëhen dasma kur ato janë të ndaluara ndërsa as grumbullime tjera.