Filipçe: Nuk përjashtojmë mundësin e kthimit të karantinës në disa komuna

Advertisment

Ministri i shëndetësie gjatë konferencës së sotme u shpreh se nuk përjashtohet mundësia që në disa komuna ku është shënuar rritje e numrit të të prekurve nga koronavirusi

që sipas tij vjen si rezultat i mosrespektimit të masave për mbajtjen e maskave dhe distancës sociale, të mund të kthehen masat restriktive.

Reklame

Ai gjatë konferencës përmendi komunat si ajo e Sarajit, Çairit, Gazi Babës dhe Aerodromit.

Në lidhje me epideminë, ministri tha se ka disa punë  të mira dhe disa shqetësuese. Përqindja e të prekurve në 14 ditët e fundit është 5.5% dhe këtu kalkulohen edhe testet e skriningut që nga kohë kur filluam. Kapaciteti është 11% në spitale. Të shëruar punonjës shëndetësore mbi 92%. Ka 15 qytete në të cilat janë regjistruar raste, dhe ku tani nuk ka më asnjë rast. Dhe në 6 qytete deri ne 5 raste aktive.

“Rritja e rasteve vjen nga klastere të njohur po ka edhe disa të tjerë të rinj në disa komuna. Tani disa punë shqetësuese , informatat për mos-respektim të masave ishin indikator alarm që të bëjmë kontrolle për nivelin e respektimit të masave dhe zbatimin e masave në bazë të respektimit te rekomandimeve, në Tetovë dhe në Shtip janë bërë kontrolle.

Ne Tetovë nuk respektohet vetizolimi , shkelje e masave si në Tetovë edhe në vendet përreth. Nga mbikëqyrja në Shtip, mosrespektim i masave gjatë transportit. Në autobus udhëtojnë të punësuar nga të gjitha konfeksionet dhe nuk respektohen masat, mbingarkohen duke mos mbajtur llogari për distancën. Në një konfeksion ka 17 të sëmurë. Dhe një problem tjetër me te cilin hasën epidemiologet, nuk japin te dhëna të sakta qytetarët”, tha Filipçe.