Filipçe: Ora policore nuk do të shkurtohet këtë javë

Advertisment

Dëshirojë të them se në dy muajt e fundit asnjë vendim nuk është marrë në presion politik apo interes politike, tha Filipçe në konferencë për shtyp.

“Kjo do të mbetet edhe më tej dhe ne nuk do të heqim dorë nga kjo. Komisioni për sëmundje ngjitëse do të rekomandoj se kur dhe a do të ketë kushte për mbajtjen e zgjedhjeve. Them se kurdo që të mbahen ato duhet të mbahen nën protokoll të rreptë”, tha Filipçe.

Reklame

Në lidhje me lehtësimin e masave, ministria tha se epidemia është duke u zbutur dhe kjo na jep të drejtë për lehtësimin e masave.

“Janë përgatitur protokolle të cilët janë ndarë për operatorët ekonomik. Një pjesë e shqyrtimeve nga operatorët kanë ardhur dhe një pjesë e presim. Deri në fund të kësaj jave, të gjithë protokollet do të jenë gati në bazë të analizave dhe se nga fillimi i javës së ardhshme ato mund të zbatohen”, ka deklaruar ministri Filipçe, përcjell SHENJA.

Në lidhje me shfuqizimin e orës policore, ministri Venko Filipçe tha se këtë mëngjes në Komisionin për sëmundje ngjitëse kanë biseduar për këtë.

“Dëshirojmë të shohim më tepër ditë, ja gjatë kësaj jave numër të pacientëve, një numër përqindje e vogël të testimeve për të thënë se ja ka ardhur koha dhe këtë ekspert ta konfirmojnë nëse fillimisht do të ketë shkurtim të orës policore, ose kthim në punë të disa kompanive të cilët tani janë të mbyllur. Thash se kjo do të ndodhë në fillim të javës së ardhshme”, ka deklaruar ministri FIlipçe, /SHENJA.