Filipçe: Pacientja e parë e prekur nga Korona u lëshua për kurim shtëpiak, testohen 7 pacientë

Advertisment

Pacientja e parë u lëshua për kurim shtëpiak. Nuk ka pacienta të rinj të prekur nga ky virus”, deklaroi ministri i shëndetësisë Venko filipçe.
Koordinimi i shërbimeve mjekësore është i mirë, nuk është paraqitur ndonjë problem tha më tej ministri Filipçe.

“Po testohen 7 pacientë, tre persona nga Dibra. Bëhet fjalë ëpr persona që kanë simptoma të gripit, 2 pacientë të tjerë nga Shtipi dhe 2 persona të tjerë, që kanë udhëtuar nga Gjermani dhe vende të tjera të prekura nga virusi korona”, u shpreh Filipçe.
Ndërkohë që theksoi se gjendja në rajonin e Dibrës dhe qendrës Zhupa është stabile.

Reklame

“Mëngjes kemi pasur mbledhje edhe me Shtabin e Krizave, në Dibër dhe Qendër Zhupë po respektohen masat, nuk ka konstatim për shkelje të rregullave. Njerëzit po respektojnë masat, mund të dalin nga zona vetëm me leje të mjekut. Për sot është paraparë mbledhje e qeverisë për në ora 19:00 ku më pas do të iu njoftojmë për masat e tjera” , tha Filipçe.

“Klinika për Psikiatri do të përkrah prindërit dhe njerëzit në vetëizolim si dhe posaçërisht do të bashkëpunojë me spitalin e Dibrës”, u shpreh Filipçe.