Filipçe: Për momentin vendi ynë po ballafaqohet me valë të virusit më të fuqishëm se i pari

Advertisment

Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe gjatë konferencës së sotme për shtyp ka deklaruar se vendi jonë po përballet me valë të re të virusit i cili është shumë më fort se i pari, ndërsa tha se kjo është pasojë e mosrespektimit të masave.

‘Shumë herë kam dërguar porosi se për momentin mënyra më e mirë për tu mbrojtur është të respektohen masat. Sistemi jonë shëndetësor tërësisht është përshtatur, për çdo ditë e ndjekim situatën me kapacitetet spitalore dhe bëjmë rotacion të punëtorëve shëndetësor. Ajo që është me rëndësi është përkrahja e qytetarëve.

Reklame

Nëse këtë e kemi do ta tejkalojmë këtë situatë’, tha Filipçe.