Filipçe: Po mendojmë edhe për karantinë të plotë

Advertisment

Në rast se respektohen masat do ta tejkalojmë karantinën, megjithatë të gjithë duhet t’u përmbahemi masave, tha sot në pres konferencë Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Ai nuk e përjashton mundësinë për karantinë të plotë ose të pjesërishëm nëpër komuna ose qytete në rast se nuk respektohen masat.

Reklame

“Sinqerisht besoj kjo pako e masave restriktive do të jep rezultat. Hapi i radhës është karantinë e plotë, ose mbyllje e tërësishme. Ne tashë jemi larg nga ky skenar, mirëpo ky pritet të jetë hapi i radhës. Ka mundësi të intervenohet në transportin public ose me shkurtim të orarit të punës në disa kompani ose shërbime hotelerike, mirëpo ata janë vetëm opsione”, deklaroi Filipçe.