Filipçe: Po ndjekim situatën në rajonin e Pollogut

Advertisment

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp tha se të gjitha rajone në vend kanë qasje të barabartë rreth testimeve të Covid-19. Filipçe numrin e vogël të personave të infektuarve në rajonin e Pollogut ku popullsia është shumë aktive e arsyetoi me atë se gjithçka ka të bëjë me kontaktin primarë dhe mënyrën e se si bartet virusi.

“Rreth rajonit të Pollogut… Qasja është e njëjtë, do të thotë numri i madh i personave të diagnostifikuar në rajone të caktuara ka të bëjë me kontaktin primarë dhe bartjen e virusit. Në rajonin e Pollogut, rastin që kishim me ambulancën në Bogovinë vendosi në izolim mbi 150 persona. Ne për momentin nuk mund të vlerësojmë se sa prej atyre personave do të zhvillojë simptome. Sipas bisedave me epidemiologët, këto kontakte janë kapur herët do të thotë eliminohet mundësia që ata ta kishin shpërndarë tek persona të tjerë. Megjithatë po e ndjekim situatën”, theksoi Filipçe.