Filipçe: Presim rritje të numrit të personave të infektuar, situata mbetet stabile

Pas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë se janë diagnostikuar edhe nëntë persona tjerë më koronavirus deri në orën 12:00, në këto momente ministri Filipçe në konferencën për shtyp njoftoi evidenca për personat e infektuar do të kumtohet vetëm njëherë në ditë, shkruan Gazeta Express.

Të gjitha rastet e konfirmuara kanë lidhje me pacientët që paraprakisht janë diagnostikuar me koronavirus.

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries

“Gjendja e pacientëve në Klinikën infektive mbetet e pandryshuar. Pacientët që janë në shërim shtëpiak, mbeten në kontakt me shërbimet spitalore dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Punëtorët shëndetësore janë të pajisur në mënyrë të duhur në të gjitha spitalet në vend, duke e përfshirë edhe atë të Dibrës ku situata është më e rënduar”, tha Filipçe.

Ministri gjithashtu potencoi se prej sot është në funksion edhe “Call Centre” që do të jetë në shërbim të qytetarëve për të pyetur rreth simptomave dhe mundësisë për t’u testuar për koronavirus./Gazeta Express/