Filipçe: Qytetarët të përfshihen në “Koronavirus MK Koronavirus“ në Viber

Ministri i Shëndetësisë përmes profilit të tij në Fejsbuk iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të përfshihen në grupin “Koronavirus MK Koronavirus“ në Viber.

“Merrni informacione të sakta, zyrtare dhe të shpejta në lidhje me Kovid-19 në celularin tuaj. Ky është kanali i komunikimit të Qeverisë në Viber (Viber Community) i hapur për informim të plotë dhe në kohë të qytetarëve për të gjitha masat për menaxhim me virusin korona”, shkroi Filipçe.

Linku për tu përfshirë: https://vb.me/mk_gov