Filipçe realizoi takim me infermieret që dhanë dorëheqje nga Klinika Infektive

Advertisment

Pas lajmit për dorëheqjen e kryeinfermieres nga Klinika për Sëmundje Infektive dhe dy infermierëve të tjera, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe këtë mëngjes ka realizuar takim me infermieret.

Filipçe në Facebook shkruan se janë marrë vesh që të gjejnë një zgjidhje të përbashkët për t’i tejkaluar problemet.

Reklame

-Ramë dakord pas një pushimi të merituar për të biseduar përsëri dhe për të gjetur një mënyrë për të vazhduar së bashku në betejën me Covid në Klinikën e Sëmundjeve Infektive.

Të gjithë të punësuarit në sistemin shëndetësor janë të rëndësishëm dhe unë do të bëj çmos për të motivuar punonjësit shëndetësor,- shkruan Filipçe.

Mes tjerash Filipçe i ka falendereruar për përkushtimin dhe punën e palodhshme që kanë bërë periudhës së fundit./