Filipçe reteron brenda 24 orëve! Dje tha jo, sot po, për blerjen e vaksinës Sputnik nga Serbia (VIDEO)

Advertisment
HTML Image as link

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe për 24 orë del me dy deklarata të ndryshme. Filipçe dje shumë i bindur tha se nuk ka nevojë për të blerë vaksina Sputnik V, të cilat pritet t’i prodhojë së shpejti Serbia në institutin Torlak, kurse sot paralajmëroi udhëtim zyratr për në Beograd, për të njëjtin qëllim.

Ministër dje ”Torllak-u” nga Serbisë ka nisur me prodhimin provë të vaksinës Sputnik V, sasinë e parë kanë paralajmëruar që do ta lëshojnë në qarkullim pas 20 majit. A do të jetë Maqedonia nga vendet e para që do të porosisë vaksina nga “Torllak-u”?

Reklame

“Për momentin nuk na duhet asnjë porosi tjetër me vaksina, sepse me planin që është dimensionuar me të gjitha marrëveshjet kemi siguruar 2 milionë e 600 mijë vaksina”, deklaroi Venko FIlipçe – Minisër i Shëndetësisë.

Mirëpo sot Venko Filipçe, nuk mendon njësoj. Ai deklaroi se të martën do të zhvillojë takim me homologun e tij Llonçer, për të biseduar në lidhje me blerjen e vaksinave nga Instituti Torlak.

“Të martën me përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë do të shkojmë në vizitë zyrtare në Beograd. Do të takohemi me ministrin Llonçer dhe drejtoreshën e Institutit Torllak. Do të bisedojmë për shumë tema të rëndësishme, për pjesën e bashkëunimit tonë, edhe jashtë temës së vaksinave. Megjithatë edhe për një plan strategjik për blerjen e vaksinave nga Institute Torlak, marrë parasysh se në këtë moment nuk na duhen, por shohim se si po shkon puna me pandeminë, ka paralajmërime të ndryshme”, shtoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Fondi Rus për Investime Direkte publikoi në faqen e tij njoftimin për prodhimin e vaksinës ruse Sputnik V së bashku me Institutin Torlak në Serbi. ”Kështu Serbia bëhet vendi i parë në Europën Jugore që do të prodhojë Sputnik V, duke plotësuar standardet“, thuhej në deklaratë. Kjo vaksinë më vonë mund të eksportohet pastaj edhe në vendet në rajon.