Filipçe: Rritet numri i të shëruarve, zvoglohen rastet aktive me Covid 19 në Maqedoni

Advertisment

10.052 pacientë të shëruar nga covid-19! Janë fëmijët, prindërit, miqtë, gjyshërit tanë. Këto janë personalitete që iu rikthyen aktiviteteve të jetës së përditshme.

 

Reklame

Javët e fundit kemi parë rritje të numrit të të shëruarve nga koronavirusi, dhe numri i aktivëve po ulet. Vetëm së bashku mund të parandalojmë përhapjen e virusit.

Le të veshim maskë mbrojtëse, të ruajmë një distancë fizike dhe të lajmë duart rregullisht. Nuk ka asgjë më të rëndësishme se shëndeti dhe jeta e njeriut. ka shkruar Ministri i Shëndetësisë në rrjetin e tij social facebook