Filipçe shqyrton mundësinë e shkarkimit të drejtorit të Qendrës së Shëndetit Publik, Arben Ziberi

Advertisment

Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe deklaroi sot se do të konsultohet me juristë për të shqyrtuar mundësin e shkarkimit të drejtorit të Qendrës për Shëndet Publik, Arben Ziberi.

Kjo pasi Ziberi kohëve të fundit ka deklaruar se me rekomandim të tij si anëtarë i Komisionit për Sëmundje Infektive, është marrë vendim për hapjen e kufijve pa test PSR dhe karantinë. Deklaratën e këtillë të Ziberit, ministri Filipçe e cilësoi si retorikë parazgjedhore

Reklame

“E kam lexuar deklaratën, me duhet të them se absolutisht është e pavërtetë, së pari drejtori Ziberi nuk është anëtar i Komisionit për sëmundje Infektive. Vlerësoj se kjo është një retorikë parazgjedhore dhe atë shumë e ulët dhe keqe.

Vlerësoj se drejtori Ziberi me këtë nuk do të fitoj asgjë. Gjatë gjithë kësaj periudhe Komisioni punon ekskluzivisht sipas indikacioneve mjekësore, sipas rekomandimeve të epidemiologëve dhe vlerësoj se një deklaratë e këtillë nuk i ka hije një mjeku e posaçërisht një njeriu që udhëheq një institucion të tillë.

Unë që sot do të konsultohem me juristët dhe në raste se në këtë periudhë mundet, drejtori Ziberi sot do të ndërrohet”, deklaroi Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë.